A po shpopullohet Shqipëria?

1 Shkurt 2020, 13:44 | Përditesimi i fundit: 2020-02-01 13:44:42

TIRANE-Largimi i të rinjve nga vendi ishte temë e emisionit mbrëmjen e sotme në "Pa Protokoll" në Report Tv. Aleati i Lulzim Bashës, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi u shpreh se për shpopullimin nuk e ka fajin vetëm qeveria aktuale, por edhe e kaluara që nuk hartoi një program për të ndaluar largimet pas hapjes së kufijve me lëvizjen e lirë në 2010. Megjithatë ai akuzoi se qeveria Rama nuk ka bërë asgjë për të ndaluar valën e largimeve. Por cfarë duhet të bëjë? Kryesore për Shehin është rritja e pagave dhe kushtet më të mira.