Afera CEZ-DIA e lobimi në SHBA/ Gjykata e Lartë lë në fuqi arrestin me burg për Ilir Metën, rrëzon rekursin edhe për Kryemadhin

27 Shkurt 2025, 14:48 | Përditesimi: 27 Shkurt 2025, 14:48

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta mbetet në burg. Meta kërkonte lirinë pas 4 muajsh në qeli, por Gjykata e Lartë i rrëzoi rekursin. Po ashtu, u rrëzua edhe rekursi i Monika Kryemadhit për masën detyrim paraqitjeje.

A.M/Shqiptarja.com