Afera ‘Partizani’/ Berisha dhe Malltezi vijojnë ‘burgun në shtëpi’, Apeli i GJKKO-së nuk pranon të ndryshojë masën e sigurisë! Avokati sulmon SPAK: Po sillet si parti politike

3 Maj 2024, 12:51 | Përditesimi: 3 Maj 2024, 15:02

Apeli i GJKKO-së ka hedhur poshtë sërish kërkesën e Berishës dhe Malltezit për ndryshim të masës së sigurisë. Kërkesa u paraqit prej avokatëve në seancën e informacioneve dy mujore ku u kërkua dhe heqja e masës e cila u hodh poshtë.

r.k./Shqiptarja.com