Afera ‘Partizani’, Berisha e pranon pasi del nga SPAK: Më ka korruptuar dhëndri im

11 Shtator, 13:01 | Përditesimi i fundit: 2024-09-11 13:45:23

Sali Berisha ka dalë nga SPAK pasi u mor zyrtarisht i pandehur për aferën Partizani. Ai tha për mediat “më ka korruptuar dhëndri im”.

Kjo është një piramidë fund e krye mashtrimi, kjo ishte deklarata ime. Vizitova pjesën muzeale të SKAP, gjendej ora 400 mijë e 600 euro me diamante, dhurata e Ramës, fotografia e Amant Josift për meritat e tij për mashtrimin botëror, Ymër Lala tek i jepet Dumanit 1 mln euro që pyetjen që si bëri, gjendej Balla që po merrte shpërblimin e Suel Çelës, horra që shkojnë nga gjykatësi në gjykatës dhe u bëjnë format më të neveritshme të presionit duke përdor dokumente antiligjore për ti mbajtur peng. Gjendeshin dokumente nga Greqia të Irenës me 5 mbiemra, të cilat i ruante Sumani në kasafortë. Gjendeshin 300 mln euro të sterilizimit të Ramës dhe Beqajt, gjendeshin 300 mln euro të Vilma Nushit që i ndan me Ramën, gjendeshin 4 mld euro të armës dhe Alabarit. Kjo është shpella e krimit të organizuar në Shqipëri, organizata më e rrezikshme kriminale në Shqipëri dhe Europë.

I pandehur me akuzën që kam patur. Asgjë tjetër përveçse 500 faqe mashtrime, mashtrime. Më ka korruptuar dhëndri im.

    No videos found.