Afera ‘Partizani’, Berisha kërkon ndihmën e partisë për veten e dhëndrin

25 Tetor 2023, 13:40 | Përditesimi i fundit: 2023-10-25 20:19:58

Betejën me SPAK që e ka vënë në hetim për korrupsion, Sali Berisha që deri më tani ka refuzuar gjykatën, tha qartë se nuk do ta bëjë i vetëm, por duket se do të përdorë si mburojë ata që e mbështesin. Berisha mblodhi kryesinë dhe e mobilizoi për një aksion që nuk përjashton edhe skenarin e protestave, pasi sipas tij SPAK nuk ka goditur atë personalisht, por programin politik të opozitës.