Afera Partizani/ Berisha nuk paraqitet në SPAK: Të njoftojnë Kuvendin, po shkelet Kushtetuta

6 Nëntor 2023, 10:11

Sali Berisha nuk është paraqitur në SOAK për masën detyrim paraqitjeje që i është vendosur lidhur me çështjen për aferën e privatizimit të Partizanit. Ndërsa duhej të paraqitej para oficeres në SPAK, ish-kryeministri ka mbledhur kryesinë e Rithemelimit dhe thotë se SPAK duhet të njoftojë Kuvendin dhe më pas të ishin vendosur masat e sigurisë ndaj tij.