Afera 'Partizani'/ Rithemelimi si Berisha kundër drejtësisë, miraton Rezolutë për ta mbrojtur, paralajmëron protesta e rezistencë! Ish kryeministri 'kërcënon': Do e bëjmë gjyqin nëpër rrugë

27 Tetor 2023, 22:52

Sali Berisha u kërkon anëtarëve të Rithemelimit të mobilizohen, vetëm 1 ditë pasi gjykata i konfirmoi masën e sigurisë. Ai paralajmëroi se betejën do ta shtrijë në rrugë ndërsa bashkë me anëtarët e Këshillit Kombëtar të Rithemelimit miratoi një rezolutë ku akuzat e SPAK ndaj tij dhe dhëndrit për privatizimin e ish kompleksit “Partizani” e quajti kapje të drejtësisë nga Rama.