Afera 'Partizani'/ SPAK merr zyrtarisht të pandehur Sali Berishën dhe dhëndrin! Akuzohen me 500 faqe për korrupsion në bashkëpunim! Ish kryeministri i sulmon: Shpella e krimit të organizuar

11 Shtator, 15:27

Me një dosje prej 500 faqesh dy prokurorët e SPAK akuzojnë ish kryeministrin për 'korrupsion pasiv' e kryer në bashkëpunim, ndërsa Jamarbër Malltezin për 'korrupsion pasiv e kryer në bashkëpunim dhe 'pastrim parash' lidhur me aferën e privatizimit të ish kompleksit sportiv 'Partizani'. Me militantë dhe deputetët e tij besnikë Berisha ushtroi presion ndaj prokurorëve të SPAK që i kopsitën dosjen.

      No videos found.