Ago Agaj, vrasja misterioze e vëllait nga Sigurimi (16 janar 2023)

16 Janar 2023, 22:45

Prej ditës që komunistët morën pushtetin në Shqipëri, në familjen vlonjate Agaj, vendosur në Tiranë në fund të Luftës, komunistët do bënin një raprezalje, që ata as e kishin menduar. Biri i tyre Ago Agaj, deri ato ditë Ministër i Ekonomisë, ishte arratisur jashtë vendit, së bashku me dy vëllezërit e tij, dhe shumë nacionalistë të tjerë. E kishin kryer atë akt, pasi e dinin që komunistët me të marrë pushtetin do ti çonin në puushkatim, për shkak të angazhimit të tyre në krahun e nacionalistëve. Në shenjë hakmarrje ndaj kësaj arratie, siç po ndodhte në shumë familje të nacionalistëve, komunistët do të derdhnin hakmarrjen e tyre më të egër. Ndërkohë që tre djemtë e familjes Agaj ishin tashmë në emigrim, Sigurimi i shtetit do të organizonte në vitin 1949, në rrethana misterioze vrasjen e Pirros, vëllai të vogël të Agos. Ndërsa familja e tyre do të përjetonte kalvarin e gjatë e të vështirë të vuajtjeve nën persekutim, një kalvar që do të zgjaste plot 47 vjet për ta.