Si e sfidoi Sigurimin Skënder Skënderaj? E përgjonin 24 orë, çdo ditë, e dinin që dëgjonte “Zërin e Amerikës”, ia bastisën shtëpinë për t’i gjetur prova, por radio e tij nuk kapte asnjë sinjal, pasi ai kishte bërë një ndërhyrje tek mekanizmi i ndërrimit të valëve… Mallëngjim Skënderaj zbulon këtë rast të survejimit të të atit dhe shumë prej historisë së persekutimit të familjes së tyre.




















