Viti 1952 ishte viti më i vëhstirë i jetës së Edip Dacit, ushtak karriere, diplomuar në akademinë militare në Modena Itali, i cili edhe pse me një varg kontributesh dhe vepra patriotike, nuk i kishte shpëtuar hakmarrjes komuniste. E kisht epërfshirë edhe edip Dacin, vala e tmerrshme spastuese e vitit 1951, në rradhët e inlektualëve shqiptarë, kur u gjet shkak ngjarja e inskenuar e bombës në Ambasadën Sovjetike, dhe si pasojë u pushkatuan 22 intelektualë tek ura e beshirit pranë Tiranës. Akademisti Edip Daci, ishte arrestuar në të njëjtën valë spastrimesh dhe isht embajtur në i izoluar në hetuesi për 11 muaj me rradhë. Rrethanat historike kishin ndikuar për ta zbutur pak klimën represive dhe ai i kishte shpëtuar pushkatimit, por dhjetori i atij viti të vështirë do të shënonte për të dhe familjen, nisjen e një kalvari të gjatë vuajtjesh dhe persekutimi. Televizioni Report TV është një nga televizionet informative më profesionalë dhe të pavarur në panoramën mediatike shqiptare. Lajmi i fundit, ekskluzive, aktualitet, sociale, ekonomi, kulture, sport, lajme nga vendi rajoni dhe bota.