Aksident i rëndë në autostradën Lushnjë-Fier, taksia përplas për vdekje një 70-vjeçar (EMRI)

18 Shkurt, 20:05 | Përditesimi: 18 Shkurt, 20:05

Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Lushnjë-Fier, ku si pasojë ka humbur jetën një person.

Burime për Report TV bëjnë të ditur se aksidenti ka ndodhur në fshatin Rrapëz. Po ashtu mësohet se një mjet taxi ka marrë përpara 70-vjeçarin Skënder Maledhi, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Shoferi i taksisë ka qenë 52-vjeçari Genci Shahini.

I.M/Shqiptarja.com