Aksident në Berat, mjeti i policisë përplaset me 'Benz'-in, plagoset drejtuesi

10 Nëntor 2021, 14:10 | Përditesimi: 10 Nëntor 2021, 14:10

Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin nacional Dimal-Lushnje, disa metra larg rreth-rrotullimit të Poshnjes. 

Burime për Report Tv bëjnë me dije se një mjet tip 'Benz', me targa AA 780 DE, që drejtohej nga Endri Zhuka, duke dalë me shpejtësi nga një rrugë dytësore e fshatit, ka goditur mjetin e Policisë së Patrrullës Rrugore.

r.k./Shqiptarja.com