Tre persona kanë mbetur të plagosur nga një aksident ditën e sotme në fshatin Otllak në aksin rrugor Berat-Dimal.
Bëhet me dije se një makinë tip 'Volswagen Toureag', i drejtuar nga Agur Pajo është përplasur me një mjet me targa greke, ku si pasojë e goditjes së fortë, mjeti ka devijuar nga rruga duke goditur kangjellat e rrugës e duke plagosur një kalimtar të rastit që po kalonte rrugën.














