Aksident në Lezhë, 'Benz'-i përplaset me kamionin, një i plagosur! Dërgohet me urgjencë në spital

11 Nëntor 2021, 15:09 | Përditesimi: 11 Nëntor 2021, 15:09

Një person ka mbetur i plagosur ditën e sotme në Lezhë si pasojë e një aksidenti. Ngjarja u regjistrua në rrugën e Tales, ku një automjet tip "Benz" është përplasur me një kamion.

Si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur drejtuesi i 'Benz', identiteti i të cilit nuk dihet ende.

KT/Shqiptarja.com