Një kamion ka rënë në breg të detit prapa tunelit te Uji i Ftohtë në Vlorë.
Burime për Report TV thonë se brenda automjetit gjendej drejtuesi i mjetit, Përparim Kapaj. Ky i fundit shihet duke marrë ndihmën e parë nga policia që e transporton me barelë. Ai është dërguar drejt spitalit për kujdes të mëtejshëm mjekësor.
Nga pamjet duket se kamioni ka dalë nga rruga dhe ka thyer barrierat mbrojtëse duke përfunduar në pjesën me gurë.




















