Aksidenti me 8 të vdekur në Këlcyrë, Balla: Shumë i prekur, shkaku ka qenë shpejtësia tej çdo norme! Të përkushtuar ndaj trafikimit të migrantëve

2 Prill, 14:59 | Përditesimi i fundit: 2024-04-02 15:00:07

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar në lidhje me aksidentin tragjik në Këlcyrë ku humbën jetën 8 persona, 7 shtetas të huaj dhe një shqiptar.

Balla shprehet ndër të tjera se Policia e Shtetit dhe ministria që drejton janë të përkushtuar për t'u përballur me plagën e trafikimit të migrantëve.