Aktivitet në Fier për 113-Vjetorin e Policisë, bëhen bashkë drejtues të ‘Bluve’, përfaqësues të pushtetit vendor dhe qytetarë

13 Janar, 13:13 | Përditesimi: 13 Janar, 13:13

Ditën e sotme, në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier është zhvilluar festa e 113-vjetorit të Policisë së Shtetit Shqiptar.

Kjo ngjarje e veçantë mblodhi së bashku drejtues të Policisë, përfaqësues të pushtetit vendor dhe qytetarë, duke përkujtuar historinë dhe kontributin e kësaj force në shërbim të sigurisë publike.

Ceremonia nisi me ngritjen e flamurit me hymnin Kombëtar. Fjalën përshëndetëse e mbajti drejtuesi i Policisë Vendore Fier, Skënder Hitaj, i cili foli për punën e palodhur të efektivëve të Policisë. Në këtë ceremoni është përcjell edhe mesazhi përshëndetës i Drejtorit të Policisë Ilir Proda, duke vënë theksin tek rëndësia e përkushtimit dhe bashkëpunimit në rritjen e sigurisë publike.

Në këtë festë ka folur edhe kryetari i Bashkisë Fier, Armando Subashi, i cili ka nxjerrë në pah lidhjen që ka institucioni i Bashkisë me Policinë

I.M/Shqiptarja.com