Aktivitet në Komisariatin e Vlorës për 113-vjetorin e Policisë së Shtetit, e pranishme edhe prefektja e qarkut

13 Janar, 12:29 | Përditesimi: 13 Janar, 12:29

113-vjetori i krijimit të Policisë së Shtetit është përkujtuar edhe në Vlorë.

Në një aktivitet të zhvilluar, si çdo vit, në ambientet e Komisariatit të Policisë së Qarkut Vlorë, kanë marrë pjesë efektivë dhe punonjës të policisë në detyrë, por edhe ata të dalë në pension.

Prezente në këtë ceremoni, krahas drejtuesve më të lartë të Policisë së Qarkut, ishte edhe prefektja e Qarkut Vlorë, Evis Allushi.

Në fjalën e tij, drejtuesi i Policisë së Qarkut Vlorë, Elidon Çela, tha se kjo është një ditë e rëndësishme për të përkujtuar, vlerësuar dhe respektuar 113 vite histori, suksesesh, sakrifice dhe përkushtimi.

I.M/Shqiptarja.com