Akuzat e Bashës për fshehje të viktimave nga COVID, Koja: Deklaratë apokaliptike, ka kaluar çdo cak

20 Nëntor 2020, 22:25 | Përditesimi i fundit: 2020-11-20 22:30:24

Akuzat e kreut të PD Lulzim Basha, për fshehje të numrit të viktimave të COVID, po diskutohen ditën e sotme në emisionin "Pa protokoll" në Report Tv.

Ish ministri i Shëndetësisë Gjergj Koja, tha se ne mund të jemi vendi i vetëm në europë që po bën politikë me pandeminë. Ai thotë se deklarata e Bashës është apokaliptike dhe se ka kaluar çdo cak pasi çdo pacient ka një kartelë e cila nuk mund të fshihet. Sipas tij Basha u tregoi shqiptarëve se pandemia për opozitën përbën kauzë politikë. 

Mund të jemi vendi i vetëm ne europë që bëhet politikë me pandeminë. Kryetari i opozitës e ka ngritur stekën në një nivel të lartë të sherrit. Basha u kujtoi shqiptarëve se pandemia për opozitën përbën një kauzë politike. Se di ku eshte halli. Kjo është një deklaratë apokaliptike që ka shqetësuar shumë personelin shëndetësor. Nuk ishte deklaratë për shtyp por me zë e figurë e mjekëve. të gjithë këta mjekë të cilët deri dje opozita i quante heronj. Këta mjekë janë aq të revoltuar nga videoja.

Të akuzosh se janë fshehur vdekjet është një deklaratë shumë e rëndë. Kjo nuk duhet të ndodhte është ngutje e kryetarit të opozitës, nuk duhet ta bënte këtë, sepse ska ndodhur kurrë në europë që të dalin mjekët dhe të bjënë deklaratë të fortë kundër opozitës. Basha ka ende kohë tu kërkojë ndjesë atyre. Vdekjet nuk futen në xhep dhe as nuk fshihen. Ka organe të specializuara që i hetojnë këto.

I hapet një kartelë atyre dhe aty shoqërohet deri në momentin kur del nga spitali apo kur vdes. Kështu mund të hetohen. Edhe njëherë kjo deklaratë është apokaliptike dhe ka kaluar çdo cak, sepse vdekjet nuk mund të fshihen sepse një pacient ka një kartelë. Kartela nuk zhduket dhe është lehtësisht e verifikueshme", tha ai.