Akuzohej se negocioi mes 'Cosa Nostras' dhe shtetit, si e liroi ministrin motra e italianit që pastronte para në Shqipëri

12 Nëntor 2021, 16:11 | Përditesimi: 12 Nëntor 2021, 16:11

Llogaritari Italian Fabio Petruzzella u arrestua dhe akuzohet se ka ndihmuar në pastrimin e parave të Cosa Nostras në Shqipëri. Ai kishte një rol kyç në këtë operacion.

Petruzzella ishte vëllai i një gjyqtareje në Itali, e cila është e famshme për lirimin nga akuzat të një ministri të famshëm të viteve 90 të qeverisë së të famshmit kryeministër Andreoti, i akuzuar edhe ky ashpër për lidhje me mafian.

Për gjyqtaren në Palermo, Marina Petruzzella, ish-ministri i Demokracisë Kristianesë, Calogero Mannino nuk ishte  fajtor për akuzën se ka pasur një rol në negociatat shtet-mafia.

Vendimin ajo e mori në në Pallatin e Drejtësisë të Palermos

“Ai liron të akuzuarin për veprën penale që nuk e ka kryer veprën që i është ngarkuar”, tha ajo, në vendim, videon e së cilës është më poshgtë. Për Manninon, të pandehurin e vetëm në gjyq që zgjodhi procedurën e shkurtuar, prokurori i kishte kërkuar 9 vjet dhe ndalim të përjetshëm nga detyra publike

KT/Shqiptarja.com