Akuzohet se kreu marrëdhënie seksuale me 11-vjeçaren në Lushnjë, çudit avokatja e të riut: E ka marrë në shtëpi për qëllime serioze, nuk e ka rrëmbyer

4 Nëntor 2021, 15:11 | Përditesimi: 4 Nëntor 2021, 15:45

Gjykata e Lushnjës ka caktuar masën “Arrest me burg” për Fisnik Halilin  djalin 19-vjeçar nga Cërriku i cili akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 11-vjeçare nga Toshkëzi i Lushnjes.

Avokatja e tij mbrojtëse Eva Gjeta , tha vendimi është i padrejtë pasi djali nuk ka kryer marrëdhënie me të miturën. Në fjalën e saj ajo tha se gjykata nuk kishte asnjë provë në lidhje me denoncimin e kryer, por pohoi se ai e ka marrë në shtëpinë e tij për qëllime serioze. Sipas saj vajza nuk i ka treguar se është e mitur.

r.k./Shqiptarja.com