Për herë të parë, kryeministri Edi Rama komenton debatin për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, për të cilin pak kohë më parë kreu i BDI Ali Ahmeti i ishte drejtuar edhe me një letër ku ngrinte alarmin për cenimin e të drejtave të shqiptarëve.
Në një aktivitet me të rinjtë e Fondacionit “Arbën Xhaferi”, Rama tha se çka shqipja e ka fituar si të drejtë qytetarie në Maqedoninë e Veriut, nuk është një çështje e Gjykatës Kushtetuese, as e ligjeve, nuk një çështje e vullneteve të përkohshme të partive politike
Sipas tij, gjuha shqipe në Maqedoninë e Veriut është një çështje e materies që ka ndihmuar në mënyrë të jashtëzakonshme, jo vetëm ta mbajë bashkë Maqedoninë e Veriut, por të ushqejë frymën e bashkimit mes dy popujve transformues të shqiptarëve.



















