Albin Kurti bën fushatë në Shqipëri, Çupi: Po arratiset nga problemet e Kosovës për një patriotizëm fallso, i vetmi vend që nuk ka marrë asnjë masë për imunizimin ndaj COVID

2 Mars 2021, 23:14 | Përditesimi i fundit: 2021-03-02 23:18:20

‘Patriotizëm fallso, duke kërkuar që ti largohet problemeve në Kosovë’, kështu e ka cilësuar analisti Frrok Çupi, në emisionin 'Repolitix' në Report Tv, takimin e zhvilluar ditën e sotme në Lezhë nga kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti, i cili u bë pjesë marshimi për 557 vjetorin e Besëlidhjes së Lezhës. Çupi tha se kjo lëvizje e Kurtit është një lloj mitomanie, ndërkohë qe shtoi se kreu LVV-së është utopist dhe një majtist ekstrem.

‘Për mua qendrojnë dy probleme me vizitën e Kurtit sot në Lezhë. Arratisja prej çështjeve të ditës dhe problemeve të ditës në Kosovë dhe hyrja në histori për t’u arratisur prej këtyre problemeve. Albin Kurti në kohën ku ka 1000 probleme më Kosovën, por bën një lloj mitomanie. Është një majtist ekstrem, është utopist, kam frikë se kësaj herë duke mos i shkuar drejt për drejt problemit që ka me qeverisjen në Kosovë, po shkon drejt problemit që pati në qeverisjen e parë, ku qeveria ra për 50 ditë.