Aleanca për Ndryshim ndryshon kryetarin e grupit, do jetë Dashamir Shehu

21 Shtator 2023, 10:56

Nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj në nisje të seancës plenare tha se grupi Aleanca për Ndryshim, ku bëjnë pjesë deputetët e partive të vogla, aleate të PD-së, ka kërkuar që të ndryshoje kryesinë. Në krye të grupit do të jetë Dashamir Shehu.

‘Kasëm Mahmutaj ka njoftuar largimin nga grupi parlamentar për Drejtësi dhe Integrim. Grupi Aleanca për Ndryshim ka ndryshuar kryesinë e tij. Dashamir Shehu, do të jetë kryetar i kreut të grupit.’- tha Felaj.