Aleatët e PD mes Bashës dhe Berishës, edhe PD zyrtare i fton në koalicion për zgjedhjet e 6 marsit

20 Janar 2022, 12:58 | Përditesimi i fundit: 2022-01-20 14:54:42

TIRANË- Aleatët e Partisë Demokratike në këto zgjedhje të 6 marsit, në bashkitë që nuk kanë një kryetar,  do duhet të zgjedhin mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës. Ndonëse nuk ka një ftesë zyrtare nga ana e kryedemokratit, sinjalet e para sot i dha nënkryetarja e partisë Jorida Tabaku.

"Ka kaluar një proces shumë të gjerë konsultimi para 25 prillit, dhe përzgjedhja e kandidatëve është bërë si për nivel qendror edhe lokal, janë prezantuar kandidatura që përbënin një grup njerëzish për t'u përzgjedhur në zgjedhjet e ardhshme qendrore e lokale, iu nënshtruan një vetting nga një komision që i certifikoi ato, PD në këto zgjedhje do prezantohet me kandidatët më mirë të mundshëm me integritetin më të lartë, kandidatët do të shpallen shumë shpejt, brenda afatit të përcaktuar nga KQZ dhe PD është e angazhuar që të krijojmë një aleancë me të gjitha partitë e aleatëve të koalicionit opozitar dhe një aleancë me qytetarët, bazuar ndryshimet në statut për të përfshirë shoqërinë civile, individët pa parti për të bërë një ballë opozitar, PD do përfaqësojë vullnetin e atyre që na votuan", tha Jorida Tabaku.