Alibeaj bënte thirrje për të ndalur gjuhën e linçimit, i ndërhyn Luan Baçi: Vetëm Bardhin ke me vete

31 Mars 2022, 10:44 | Përditesimi: 31 Mars 2022, 10:44

Në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, kryetari Enkelejd Alibeaj bëri thirrje që të ndalej gjuha e linçimit, në mënyrë që demokratët të bashkohen. I pyetur nga gazetarët se sa deputetë mendonin si ai, pas shpinës së Alibeajt po kalonte deputeti i Fierit, Luan Baçi, i cili ndërhyri, duke thënë se ka me vete vetëm Gazmend Bardhin. Ndërhyrja e Baçit nuk ka kaluar pa ironi nga Alibeaj.

r.k./Shqiptarja.com