Alibeaj për Report Tv: Negociatat Rama-Berisha pazar, PS tallet se do u 'falë' Komisionet Hetimore! Përfaqësimi në ‘Zgjedhore’ i takon PD

12 Mars, 13:47 | Përditesimi i fundit: 2024-03-12 17:03:58

Pazare i cilëson numri 2 i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, negociatat që po zhvillohen mes Rithemelimit dhe PS për kthimin e normalitetit në Kuvend. Në një intervistë për Report Tv, Alibeaj ironizon Rithemelimin që sipas tij tani harron revolucionin dhe bën marrëveshje me qeverinë, ndërsa duke kujtuar vitin 2008 tha se asgjë e mirë nuk i vjen vendit nga një pakt Rama-Berisha.