Altin Ndoci ende në arrati, dështon seanca e ‘Plumbit të Artë’! Prokuroria heton si u çua në Burgun e Durrësit

15 Janar, 16:49 | Përditesimi: 15 Janar, 16:49

DURRËS- E gjithë policia e Shtetit është ngritur në këmbë për të kapur Altin Ndocin. Por të paraburgosurin e arratisur nga spitali i Durrësit më 13 janar, e kërkon edhe Gjykata e Posaçme. Këtë të enjte ishte seanca e radhës gjyqësore e procesit “Plumbi i Artë”, ku Ndoci është i akuzuar ndër të tjera, për masakrën e Bradasheshit. Për mungesën e tij në sallë që shtyu procesin, u desh të përgjigjet zyrtarisht Drejtoria e përgjithshme e Burgjeve: Altin Ndoci nuk mund të shoqërohet pasi është arratisur!

A.M/Shqiptarja.com