Ambasadori i ri i BE Silvio Gonzato: Shqipëria rol kyç në rajon! Qasja Euroatlantike, aset për BE-në

6 Dhjetor 2023, 18:59

Ambasadori i ri i BE në Tiranë Silvio Gonzato tha se Shqipëria luan një rol kyç për stabilitetin në rajon dhe është i vetmi vend që nuk ka probleme me fqinjët. Ai e konsideroi si aset qasjen euro-atlantike të Shqipërisë, ndërsa tha se diplomatët shqiptarë kanë dhënë kontribut të vyer edhe në Këshillin e Sigurimit të OKB.