Aministia penale, Manja tha se e kalojmë me 90 vota, Basha paralajmëron deputetët e vet: Do të inspektojmë këdo që e voton

22 Shkurt, 13:01

Tirane- Me 74 vota pro, zero kundër e zero abstenim u hoq nga rendi i ditës votimi i amnistisë penale pasi nuk u arrit konsensusi ashtu siç paralajmëroi shqiptarja.com dhe Report Tv. Kryetari i PD-së Lulzim Basha dhe deputetët e tij munguan në seancë siç paralajmëruan një ditë më parë ndërsa sot në një konferencë për median tha se përfitimi nga amnistia i protestuesve të PD dhe protestave qytetare është i panegociushëm.