Amnistia penale, Basha: ‘Atentat’ kundër reformës në drejtësi, komplot i udhëhequr nga Rama me pupacët e Rithemelimit

3 Maj, 11:55 | Përditesimi i fundit: 2024-05-03 12:00:30

Atentat kundër reformës në drejtësi, kështu e ka cilësuar kryedemokrati Lulzim Basha miratimin e amnistisë penale me votat e Rithemelimit dhe mazhorancës. Basha tha se ky ishte një Pazar për të siguruar mbijetesën e kësaj kaste politike, duke thënë se lituan të korruptuarit dhe kanë në burg protestuesit që protestuan kundër korrupsionit.