Amnistia penale nesër në Kuvend, Basha kusht: Falni protestuesit! Po lironi zyrtarët e korruptuar!

21 Shkurt, 20:55

84 votat për të miratuar Amnistinë Penale duket se nuk do të bëhen as në seancën e kësaj të enjteje në Kuvend. PD e Bashës dhe Rithemelimi kanë deklaruar votën kundër. Kreu i PD ka akuzuar mazhorancës se po tenton të shpëtojë zyrtarët e korruptuar përmes një ndryshimi në minutën e fundit, ndërsa e kushtëzon votën pro me faljen e protestuesve të ndjekur penalisht apo të dënuar të viteve 2018-2020.