Amnistia Penale, Sula: Përfitojnë ish-zyrtarë, për herë të parë, s’ka konsensus të gjerë! Avokati: Tepër përjashtuese! Përfshin shumë pak persona

26 Shkurt, 23:03

Në studion e emisionit ‘5 Pyetjet’ me gazetarin Ilir Babaramo në Report Tv deputeti i PD-së së Rithemelimit, Dashnor Sula tha se kjo është hera e parë që nuk ka konsensus të gjerë për miratimin e një amnistie penale. Sipas tij, nga kjo amnisti mund të përfitojnë edhe ish-zyrtarë të lartë.