Anëtarësimi në BE, ambasadorja Hohmann: Shqipëria të dyfishojë përpjekjet, presim udhëheqje të fortë politike

24 Tetor 2022, 12:40

Në ceremoninë e hapjes së edicionit të 7 të Shkollës së Integrimit Europian mëngjesin e sotëm mbajti një fjalë edhe ambasadorja e delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Christiane Hohmann. Ajo u shpreh se Shqipëria duhet të dyfishojë përpjekjet për t’u integruar në BE, tashmë që janë hapur edhe negociatat.

 “Jo vetëm që kemi filluar negociatat por përpara 10 ditësh pata mundësinë të prezantoja raportimin e KE për Shqipërinë. Me negociatat ne kemi filluar atë që njihet si procesi i analizës legjislative. Kjo është edhe faza e parë prandaj dhe ju do shihni këto faza të procesit. Proces i anëtarësimit në BE është shumë më shumë se sa procesi teknik, është një proces që duhet të përfshihet e gjithë shoqëria. Të gjithë duhet ta kuptojnë se çfarë po ndodh. Duhet parë se çfarë duhet bërë më tepër me reformat dhe prandaj raporti vjetor për Shqipërinë është i rëndësishëm. Të gjithë mund të shikojnë se çfarë ka ndodhur”.