Sali Berisha pas daljes nga SPAK, ku ishte në zbatim të masës detyrim paraqitje, hodhi akuza ndaj Taulant Ballës, se ka ndikuar në vitin 2021 në sistemin e drejtësisë.
Sipas një dokumenti që kishte me vete, Berisha thotë se Balla ndikoi të arrestoheshin Çapjat në mars të 2021, para zgjedhjeve.
'Në datën 10.2 2020 target është njëri nga banditët e Elbasanit informon me pin AM 5 P 80 se kishin rënë dakord , mes tyre që të mos i kërkonin Taos tenderë publik apo favore të tjera përveç atyre që kishin rënë dakord ti kërkonin. Ky mesazh iu përcoll Taos dhe i dhanë afat deri në dhjetor. Taos i kishin kërkuar arrestimin e kundërshtarëve të tyre. Tao i përgjigj: A garantoni se të gjithë ata njerëz do votojnë nëse vendosim në listë ata që doni në burg. Nëse me listë i burgosim. Përgjigja ishte: Po e garantojmë këtë. Më pas Tao tha: Ata do shkojnë në burg këtë vit. Tao është fiks Taulant Balla, një kriminel njëri nga të shumtat të dhëna që ka në dosjen e vet. Në listë, me datën 24 mars bëri check up të vitit 2021, u arrestuan Çapjat. Me kërkesë të Çelëve u arrestuan. Kjo është e vërteta. Më pas Tao tha: Ata do shkojnë në burg këtë vit. Meqenëse shkuan në burg në mars të vitit 2021 para zgjedhjeve.'