'Anonimët në qeveri, sy shkelje ndaj teatër-opozitës', Basha: Rama u tha socialistëve, s'ka rëndësi kush ikën e vjen, këtu jam unë dhe Berisha

29 Korrik, 20:32

Ish kryedemokrati Basha komentoi në mbledhjen e sotme me demokratët euro atlantikë edhe ndryshimet në qeverinë Rama. Sipas Bashës, ndryshimet në qeveri janë një sy shkelje që Rama i bën Berishës, pas kërkesës së teatër opozitës siç e quan ai për qeveri teknike.

'Është e qartë pra që kemi të bëjmë me një pazar të pastër, Sali Berisha e ka shitur ndeshjen akoma pa filluar, sa i takon atij, për hallin e tij, për tekat e tij, le të rrijë edhe 4 vite të tjera Rama. Por halli i tij nuk është halli i demokratëve as halli i shqiptarëve. Halli i shqiptarëve ka një pikë të përbashkët që është Edi Rama, koka e këtij tumori gjigand në trupin e Shqipërisë. Ai është tumori, ministrat janë metastazat, hiq një minsitër, vendos një tjetër, nuk ka pikën e rëndësisë.

    No videos found.