Antidroga operacion në Tiranë, 45-vjeçari kapet me 1 kg kokainë! Sekuestrohen 2 armë e motori (EMRI)

17 Janar, 10:58 | Përditesimi: 17 Janar, 10:58

Antidroga e Tiranës arrestoi në flagrancë teksa ndodhej në një parkim në afërsi të Rrethrrotullimit të Tegut, një 45-vjeçar, të cilit iu gjet mbi 1 kilogramë kokainë. Sektori i Antidrogës kishte disa muaj që e mbante në përgjim dhe ishte vënë në ndjekje të Ervin Kaftirajt.

I.M/Shqiptarja.com