Në takimin e sotëm foli edhe kryetari i Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion, Fatmir Xhafaj.
Teksa dha shifrat e punës së deritanishme, që e krahasoi me të njëjtin sukses të Reformës në Drejtësi, Xhafaj falënderoi të gjithë pjesëmarrësit në përgatitjen e këtij procesi, me qëllim rrugën e Shqipërisë drjet BE brenda vitit 2030 pas hapjes së negociatave dhe grupkapitujve.
Xhafaj u shpreh i bindur se me punën që po bëhet kjo do arrihet, teksa theksoi edhe dyshimet që lindën në fillim për këtë proces të Komisionit Antikorrupsion në lidhje me reformat dhe mirëfunksionimin e të gjithë sektorëve.
Madje ai theksoi se “pati edhe shumë spekulime”, njëlloj si me Reformën në Drejtësi. Edhe brenda mazhorancës kishte debate dhe dyshime për këtë reformë, por Xhafaj tha se nëpërmjet konsultimeve, bisedimeve edhe me kryeministrin Rama që e ka mbështetur këtë proces, u arrit të shkohej deri këtu dhe ata që spekuluan morën të njëjtin rezultat si në rastin kur spekuluan për Reformën në Drejtësi.