Antikorrupsioni kalon në sitë sektorët më me risk, ekspertët: Kujdes me prokurimet, koncesionet dhe tatimet!

10 Dhjetor 2024, 18:12

Prokurimet publike, koncesionet, tatimet dhe doganat, mbeten sektorët më të ekspozuar ndaj rrezikut të korrupsionit, zgjidha për të cilin po kërkohet në tryezën e ekspertëve të Komisionit të Posaçëm “Antikorrupsion”.

Prokurimet publike të ekspozuara më së tepërmi ndaj korrupsionit, për shkak të numër të lartë të transaksioneve në kohë të shkurtër, dhe një piktakimi të madh mes privatit dhe publikut. Përfitimi i prokurimeve publike nga operatorët ekonomik të kushtëzohet nga zbatimi i programeve të posaçme anti-korrupsion, apo edhe biznes ranking si kriter vlerësimi për përfitimin e fondeve.

Ekspertët prezantuan masat që duhen marrë edhe për dy prej sektorëve më kritikë, si doganat dhe tatime, duke nisur nga harmonizimi i legjislacionit me atë të Bashkimit Evropian.