"Moment përcëllues", e përkufizon ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, këtë situatë politike për kryeministrin Edi Rama, pas zhdekretimit të datës së zgjedhjeve nga presidenti Meta.
I ftuar në emisionin "5 pyetje nga Babaramo" në Report Tv, Bylykbashi ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po organizon një grusht shteti. Ai ka theksuar se grushti i shtetit nuk mund të bëhet vetëm me luftë, por edhe duke kapur politikisht insitucionet, siç sipas tij, Rama ka bërë.
Duke u ndalur tek vendimi i KQZ, të cilët vendosën që të mos i bindeshin dekretin e presidentit, Bylykbashi e cilësoi si akt absurd, që vërteton se është vendim politik, me urdhër nga shefi i qeverisë.
Në fund, Bylykbashi dha detaje edhe për aksionin opozitar në ditët në vijim, ku deklaroi se PD dhe partitë e tjera aleate do t'i propozojnë Këshillit Kombëtar të PD-së krijimin e një aleance qytetare në 61 bashkitë e vendit për të mbrojtur demokracinë.