Apeli e la pa vulë, Basha pas takimit me krerët e degëve: Vendim i padrejtë dhe i pabazuar në ligj, po shqyrtohet mundësia e rekursit

11 Qershor, 22:42

Pasi Apeli i dha vulën e PD-së Sali Berishës, Lulzim Basha ka mbledhur strukturat. Pas një takimi me krerët e degëve, Basha tha se në mbledhje është shprehur qëndrimi se vendimi i Apelit është i padrejtë dhe i pa bazuar në ligj. Ndërsa, tha se po shqyrtohet mundësia për rekurs në Gjykatën e Lartë.