Apeli i dha vulën Sali Berishës, SHBA e prerë: Pozicioni ynë nuk ndryshon, s'angazhohemi me non grata! Kujdes si punoni me ta

14 Qershor, 14:52

Asnjë angazhim me persona non grata. E prerë tregohet SHBA edhe pas vendimit të Apelit për t’i dhënë vulën e PD Berishës, duke thënë se nuk ndryshon pozicion për persona non grata. Një mesazh e ka edhe për bashkëpunëtorët e Berishës, duke u thënë të kenë kujdes si punojnë me të.