Kryetari i PD-së, Sali Berisha nuk heq dorë nga kërcënimet dhe gjuha intimiduese ndaj gjyqtares së GJKKO-së Irena Gjoka dhe kreut të SPAK Altin Dumani. Një ditë pasi Gjykata e Posaçme e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ktheu masën e sigurisë “detyrim paraqitje” ish-kryeministrin Sali Berisha zbulon bisedën me avokatin dhe sulmon sërish me gjuhë intimiduese Irena Gjokën, gjyqtaren e GJKKO dhe kreun e SPAK Altin Dumanin.