Arkivit të Kadastrës së Lushnjës i vihet kyçi! Lame: Çdo gjë online! Në Tiranë e Durrës deri tani 5.5 mln dokumente të skanuara

30 Tetor 2022, 10:27 | Përditesimi i fundit: 2022-10-30 11:35:16

Arkivit të dokumenteve të Kadastrës së Lushnjes i është vënë kyçi pasi tani më të gjitha dokumentet janë të digjitalizuara e mund të merren me vetëm një klikim nga portali online e-Albania. Drejtori i Kadastrës, Artan Lame u shpreh se digjitalizimi në Lushnje ka përfunduar totalisht. Në total në këtë bashki janë 1,5 mln dokumente të skanuara në 122 Zona Kadastrale.