Mbrëmja e 9 gushtit 1987, duke u gdhirë data 10, do të shënonte nji prej ngjarjeve më të bujshme, në Shqipërinë e diktaturës, ngjarje që do ta trondiste nga themelët kupolën udhëheqëse të regjimit komunist. Dy familje me plot 17 anëtarë, mes tyre edhe foshnja, do të arratiseshin dhe do të kalonin kufirin me Malin e Zi, duke i shpëtuar rojave të armatosura të kufirit shqiptar. Pas daljes në tokën jugosllave ata do të jepnin një intervistë në televizionin e Titogradit, intervistë që do të shihej nga shumë familje shqiptare, që ndiqnin fshehurazi kanalet jugosllave përmes antenave ilegale. Kjo ngjarje e bujshme kishte shqetësuar në maksimum udhëheqjen komuniste. Dokumentet arkivore zbulojnë se të nesërmen e arratisjes, me urgjencë, do të udhtonte me helicopter, në vendin e ngjarjes vetë ministri i brendshëm Hekuran Isai. Ishte një nga rastet e rralla, kur realizohej një arratisje e tillë me një grup kaq masiv. Për “Dosja K” këtë arratisje spektakolare e dëshmon ideatori dhe organizatori kryesor Gjovalin Vushaj, atwkohw 25 vjeç, tashmë, qytetar amerikan, që vjen pas 36 vjetësh, bashkë me të afërmit dhe vizitojnë shtëpinë e tyre të fënijërisë në Vermosh, prej nga u arratisën mesnatën e 10 gushtit 1987. Gjovalini tregon me detaje se, çfarë i shtyu të arratiseshin, si e organizoi arratisjen dhe çfarë ndodhi orë pas orë derisa përfunduan në Mal të Zi. Paralel me dëshminë e tij vijnë dhe një grup dokumentesh arkivore që dëshmojnë impaktin e kësaj ngjarje dhe veprimet e organeve të diktaturës pas arratisjes.
Arratisja e 17 vermoshasve që alarmoi Ramiz Alinë ( 26 shtator 2023)
Video të fundit në programin Dosja K Të gjitha
-
DOSJA K- Hapi 300 shkolla shqipe, por regjimi i vuri prangat
27 Maj, 20:38 -
Arratisja dhe vdekja misterioze në Çikago e Bilal Xhaferrit
20 Maj, 20:04 -
Dosja K - Bilal Xhaferi, qëndrestar në përndjekje
6 Maj, 20:28 -
Ipeshkvi që u pagëzua fshehurazi në diktaturë
30 Prill, 07:53 -
Marije Kaleta, Shenjtorja e Pistulit që sfidoi diktaturën
22 Prill, 20:07 -
Kolec Topalli dhe 14 veprat e sirtarit në diktaturë
8 Prill, 19:53 -
DOSJA K - Përpjekjet e një gjuhëtari, nën hijen e Sigurimit
2 Prill, 17:29 -
Jeta me brenga e një gjuhëtari të madh
25 Mars, 20:21 -
Kufiri i Kuq- Anton Pashku 45 vjet i ndaluar në atdheun e tij
19 Mars, 07:19 -
Kufiri i kuq që ndau shqiptarët 45 vjet
11 Mars, 20:07 -
Dosja K - Kalvari i një foshnje me babanë e masakruar
4 Mars, 20:41 -
Misteri i vrasjes së kryebashkiakut të Gjilanit më 1948
25 Shkurt, 20:13 -
Shpëtoi 300 shqiptarë në Gjilan, por komunistët e pushkatuan
19 Shkurt, 08:21 -
Edip Tërshana Pse Enver Hoxha ia zhduku varrin?
4 Shkurt, 20:05 -
Enver, ti e shite Kosovën dhe i masakrove shqiptarët!
28 Janar, 20:05 -
72 herë në Spaç për të parë babanë në burg
22 Janar, 07:42 -
Musa dhe Azis Kullolli At e bir në burgjet e komunizmit
14 Janar, 19:55 -
E vërteta e armëve në kishë nga Sigurimi i shtetit
7 Janar, 20:04 -
Bedri Blloshmi , ditët e fundit të diktaturës në burgun e Burrelit
17 Dhjetor 2024, 20:03 -
Bedri Blloshmi:Spiunët e mi në Spaç e Qafë Bari
10 Dhjetor 2024, 19:57