Arrestimi i Dritan Rexhepit, Manja: I dërgojmë dosjen për ekstradim autoriteteve turke

17 Nëntor 2023, 11:13

Prokuroria e Posaçme ka përgatitur dosjen me të cilën do të kërkohet ekstradimi i Dritan Rexhepit nga Turqia, pas arrestimit më 8 nëntor. Materiali i ka kaluar Ministrisë së Drejtësisë dhe në një prononcim për gazetarët, Manja tha se dokumentacioni është i plotë dhe do t’u dërgohet autoriteteve turke.