Arrestimi i Jogo Goros, SPAK njoftim zyrtar: Tjetërsoi pronën në dëm të shtetit

23 Mars, 19:48

SPAK ka dalë me një njoftim zyrtar për arrestimin e kryetarit në detyrë të bashkisë së Himarës Jorgo Goro. Sipas SPAK, Jorgo Goro në dy episode të ndryshme ka kryer veprime në kundërshtim me ligjin, të cilat përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës, duke sjellë dhe pasojën kriminale në kuptim të dispozitës për të cilën hetohet.