Arrestimi i Metës, Xhixho në protestën para SPAK: Rrëmbim kriminal, drejtësia me dy standarde po persekuton liderët e opozitës

6 Dhjetor, 13:23

Nënkryetarja e PL, Erisa Xhixho në protestën para SPAK e quan rrëmbim kriminal arrestimin e Ilir Metës. Sipas saj, drejtësia po vepron me dy standarde dhe po persekuton liderët e opozitës.

“Drejtësia selektive me dy standarde, po persekuton liderët e opozitës, deputetë e opozitës. Kjo ndodh vetëm për një arsye, se opozita është vendosur ti qëndrojë përballë këtij regjimi. Sot kemi kallëzuar në SPAK, ministrin e Brendshëm, Policinë e Shtetit dhe Operacionalen për rrëmbimin kriminal të Metës. Ky rrëmbim politik, ishte në shkelje flagrante të Kushtetutës dhe Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut. Këtë çështje do e ndjekim deri në Strasburg. Sot Meta mbetet në izolim ekstrem pa fakte , pa prova dhe me zero akuza penale. Kur kjo ndodh me një personalitet si Meta, ish-president, imagjinoni se çfarë mund të ndodhë me qytetarin e thjeshtë të këtij vendi”, tha Xhixho.

SI.E./Shqiptarja.com

    No videos found.