Arrestimi i Veliajt/ Rama: Mungon një palë që të garantojnë pavarësinë e gjyqësorit! Republikën e hetuesve e kemi provuar në të shkuarën

12 Shkurt 2025, 09:26 | Përditesimi: 12 Shkurt 2025, 09:26

Në mbledhjen e grupit të PS, kryeministri Edi Rama foli sërish për arrestimin e Erion Veliajt. Rama tha se PS nuk do të heshtë më përballë shkeljeve flagrante. Kryeministri tha se mungon një palë konstruktive që duhet të jetë edhe garante e pavarësisë së gjyqësorit, por njëkohësisht edhe garante e lirive të drejtave standardeve demokratike.

“Qëndrimi ynë për mbështetjen pa rezerva të çdo procesi të drejtësisë, për institucionet e reja të drejtësisë, të cilat kanë detyrën të bëjnë luftë pakompromis kundër korrupsionit mbetet qëndrim i pandryshuar. Ajo që ndryshon është që ne kemi detyrën të kontribuojmë jo thjesht me mbështetjen e padiskuteshme institucionale dhe politike ndaj institucioneve të reja të drejtësisë, por edhe me opinionet tona në mënyrë që pavarësia e panegociueshme e prokurorëvce dhe gjykatëse të jetë sa më e lidhur me profesionalizmin dhe garantimin e standardeve demokratike të çdo procesi. Në të kundërt ne biem në një situatë që ngjan më shumë më të shkuarën se më të ardhmen. Sepse diktaturë e republikë hetuesish Shqipëria ka pasur në të shkuarën, kjo është republikë parlamentare ku në bazë të Kushtetutës pushtetet janë ta pavarura.

r.k./Shqiptarja.com